Parts Center pati kënaqësinë të jetë sponsor në edicionin e vitit 2025Old Timer Fest, festivalit të dashur të makinave klasike që u mbajt në qytetin historik të Prizrenit. Ky event mblodhi entuziastë të makinave të vjetra nga të gjitha moshat, duke sjellë nostalgji, pasion dhe kujtime të gjalla nga rrugët e dikurshme.

Gjatë festivalit, prezantuam produktet tona më të kërkuara të aditivëve për motorë, të cilat janë të përshtatshme për ruajtjen dhe përmirësimin e performancës së motorëve – veçanërisht për automjetet klasike që kërkojnë kujdes të veçantë.



Në galerinë më poshtë mund të shihni disa nga momentet më të bukura të këtij eventi – fytyra të buzëqeshura, makina me histori dhe një atmosferë që reflekton shpirtin e komunitetit dhe dashurinë për autoklasikët.